Kotzias: Ligji i luftës, skizofreni historike! Duam një marrëveshje të drejtë

Shqipëria

Kotzias: Ligji i luftës, skizofreni historike! Duam një marrëveshje të drejtë

Më: 12 maj 2018 Në ora: 08:00
Nikos Kotzias

Greqia dhe Shqipëria duken të vendosura për të vazhduar bisedimet. Pasi nënshkruan marrëveshjen për njohjen e lejeve të drejtimit, së bashku me Bushatin, ministri grek Kotzias e ka quajtur ligjin e luftës një skizofreni historike.

“Vizita e zotit Tsipras në Tiranë do të ishte kryer nëse nuk do të kishin dalë çështje procedure mes presidentit dhe qeverisë. E keni parasysh çështjen e Presidentit për dhënien e autorizimit për përfundimin e negociatave, tashmë ajo çështje është zgjidhur. Kështu që shumë shpejt se zgjedhjet e ardhshme në Greqi, besoj para vjeshtës. Takimet e lidhura me zonat ekonomike janë më të mira. Kemi avancuar me bisedimet e para dhe besoj që do të kemi lajme të mira. Jemi shumë optimist. Duam të kemi marrëveshje të drejtë, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Me këto marrëveshje do të kemi dhe një dekret presidencial për ligjin e luftës që është një skizofreni historike. Do të kemi edhe marrëveshjen të tjera, siç është ajo e piramidave. Besoj se politikanët duhet të jenë për të zgjidhur problemet dhe të largojnë peshat e së kaluarës. Me Tsipras jemi ulur për t’i dhënë zgjidhje të gjitha temave të hapura këtu e më shumë se 70 vjet më parë. Ne jemi për zgjidhje dhe duam të ketë një zgjidhje. Ndaj dhe po punojmë. Një ditë më parë, Demokracia e Re donte t’i vendoste kushte Shqipërisë në mbështetje të rrugës së integrimit, por ne nuk mund ta bënim një gjë të tillë”, tha Kotzias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat