Super aeroplani amerikan ulet në aeroportin e Rinasit

Shqipëria

Super aeroplani amerikan ulet në aeroportin e Rinasit

Më: 12 maj 2018 Në ora: 21:03
Super aeroplani

Një avion amerikan është ulur pasditen e sotme (12 maj 2018) në aeroportin e Rinasit. Auron Tare, kreu i agjencisë kombëtare te bregdetit ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook se një prej kompanive më të mëdha në botë zgjodhi Tiranën si pjesë të itenerarit.

“Super avioni amerikan ulet në aeroportin e Rinasit. Një prej kompanive më të mira në botë të turizmit elitar e ka vendosur Tiranën si pjesë e intenerarit të saj.

Pjesë e grupit ishin botues, gazetarë, industrialistë, pronarë të mëdhenj fermash, një ish kundër admiral i flotës dhe një ish nën sekretar shteti. Me të vërtetë, një ndjesi pozitive që Shqipëria është destinacion i një turizmi të tillë.  Një bashkim forcash që mund ta kthejë Shqipërinë në një destinacion tërheqës për grupe të tilla”, shkruajti ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat