Vlorë, automjeti përplaset me makinën e policisë

Shqipëria

Vlorë, automjeti përplaset me makinën e policisë

Më: 13 maj 2018 Në ora: 20:46
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete. Një makinë tip “Hyndai” është përplasur me një makinë policie, ku si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një efektiv policie i cili drejtonte mjetin.

Nga përplasja makina e policisë është zhvendosur duke u përplasur me një tabelë, ndërsa efektivi i policisë ka marrë plagë të lehta në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për aksidentin, që ndodhi në kryqëzimin e lagjes “10 Korriku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat