50 shkolla, 6 kopshte dhe 52 terrene sportive të reja ndërtohen këtë vit

Shqipëria

50 shkolla, 6 kopshte dhe 52 terrene sportive të reja ndërtohen këtë vit

Më: 14 maj 2018 Në ora: 10:01
Miratohet harta për financimin e rindërtimit të, shkollave, kopshteve dhe terreneve sportive

Miratohet harta për financimin e rindërtimit të, shkollave, kopshteve dhe terreneve sportive.

Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, shkruan se, është miratuar harta për financimin e rindërtimit këtë vit të 50 shkollave, 6 kopshteve, 52 terreneve sportive, 1 Pallati Sporti dhe një fushe sportive të përmasave olimpike”.

Kështu në Qarkun e Shkodrës do të ndërtohen 5 shkolla, 1 kopësht dhe 3 terrene sportive. Ndërsa në Qarkun Kukës do të ndërtohen 4 shkolla. Investime do të ketë edhe në Qarkun e Lezhës ku do të ndërtohen 3 shkolla, 2 kopshte dhe 5 terrene sportive. Ndërsa në Qarkun Dibër do të ndërtohen 2 shkolla.

Edhe në Qarkun Durrës do të ndërtohen 4 shkolla. Ndërsa në Qarkkun Elbasan do të ndërtohen 5 shkolla dhe 2 terrene sportive. Në Qarkun e Tiranës do të ndërtohen 4 shkolla, 1 kopësht dhe 2 terrene sportive. Ndërsa në Qarkun Korçë do të ndërtohen 3 shkolla dhe 2 terrene sportive.

Investime do të ketë edhe në Qarkun Fier ku do të ndërtohen 9 shkolla dhe 2 terrene sportive. Në Qarkun e Beratit do të ndërtohen 3 shkolla dhe 1 terren sportive. Në Qarkun e Vlorës do të ndërtohen 5 shkolla, 1 kopësht dhe 3 terrene sportive. Ndërsa në Qarkun e Gjirokastrës do të ndërtohen 4 shkolla./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat