Opozita u rikthehet protestave deri në dorëheqjen e Xhafës, të enjten bllokohet parlamenti

Shqipëria

Opozita u rikthehet protestave deri në dorëheqjen e Xhafës, të enjten bllokohet parlamenti

Më: 15 maj 2018 Në ora: 13:09
PD

Gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e opozitës në komisionet parlamentare nuk lejuan të punohej sipas rendit të ditës pasi kërkuan që fillimisht të dorëhiqet ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas publikimit të audios së vëllait.

Ndërsa gjatë mbledhjes së grupit të PD-së është marrë vendimi që nesër të nisin protestat deri në rrëzimin e Fatmir Xhafës.

Gjatë takimit që kreu i PD-së Lulzim Basha pati me aleatët e tij parlamentarë u mor vendimi që nesër opozita të protestojë para Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafaj.

Ndërsa ditën e enjten opozita nuk do të lejojë seancë normale, ku kanë paralajmëruar bllokimin e punimeve të Kuvendit, njësoj si javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat