Pse Moisi Habilaj…? Pyetja që Maks Haxhia nuk i dha përgjigje

Shqipëria

Pse Moisi Habilaj…? Pyetja që Maks Haxhia nuk i dha përgjigje

Më: 15 maj 2018 Në ora: 14:17
Maks Haxhia

Avokati i Saimir Tahirit ka folur sot edhe për skafin e shumëpërfolur me të cilin ka udhetuar Saimir Tahiri drejt Greqisë, në kohën kur ishte Ministër i Brëndshëm.

“Skafi me të cilin ka udhëtuar Tahiri me familjen e tij në Greqi është një skaf i një biznesmeni që ia ka marrë hua dhe pasi ka pësuar defekt është kthyer në Shqipëri. Skafi është i blerë sipas të gjitha rregullave, është i zhdoganuar gjithashtu … Në drejtësi nuk ka ti thua, unë them, as unë mendoj ti mendon. Në prokurori ka unë provoj me këto dokumente këtë pretendim. Dhe një gjë e tillë nuk është provuar”, tha Maks Haxhia.

“Por Pse Moisi Habilaj, aktualisht një njeri i arrestuar për trafik droge, duhet të kujdesej për servisin e skafit me të cilin kishte udhëtuar Tahiri?”, ishte pyetja e drejtuar Haxhisë nga një prej gazetarëve.

“Pyete Prokurorinë për këtë gjë. Se ta jep prokuroria… nuk është në sferën…”, u përgjigj Haxhia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat