Akuzat ndaj Xhafës, Braçe: Viktimë e sulmeve mafioze

Shqipëria

Akuzat ndaj Xhafës, Braçe: Viktimë e sulmeve mafioze

Më: 15 maj 2018 Në ora: 18:11
Erion Braçe

Ndryshe nga sa u raportua në media më herët, deputeti socialist Erion Braçe mohon që ai dhe Taulant Balla të kenë takuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Këtë të fundit, Braçe e ka cilësuar si viktimë të sulmeve të “mafias”.

I ftuar në emisionin “45 minuta”, Braçe tha se nuk ka nevojë për takime në zyrën e Xhafajt, pasi ai ka të gjithë mbështetjen e PS-së.

Braçe sqaron se sëbashku me Ballën ka dalë për të inspektuar punimet në sheshin “Skënderbej”.

Lidhur me akuzat e opozitës në drejtim të Ministrit të Brendshëm, Braçe tha se Fatmir Xhafaj nuk ka përse të mbajë përgjegjësi për dikë në fisin e tij që nuk respekton ligjin.

Ai theksoi se Xhafaj ka rënë pre e sulmeve të politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të cilët po i pret Vettingu.Ai i epiketon të tërë të sipërpërmendurit si pjesë të mafias të cilët kanë në krye, sipas Braçes, ish-kryeministrin Sali Berisha.

 “Po rrëzohet pushteti real i mafies që për 8 vite në këtë vend ka vrarë, trafikuar jo hashash, ky i fundit i Arbri-Garden është i fundit, por janë disa episode ku janë trafikuar drogat më të forta. Kjo mafie nuk ka vetëm ngjyrë, por ka edhe emra. Beteja me mafien është e një mazhorance të tërë.

Në krye të këtij sulmi është Sali Berisha me të gjithë onturazhin e tij. Është sulm i drejtuar direkt nga Sali Berisha dhe është sulm i qartë mafioz, kriminal mbi Reformën në Drejtësi. Arsyeja? Humbja e pushtetit real që ka pasur. Po të dojë Sali Berisha ia provoj edhe në sy “, u shpreh Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat