Paloka: “Shërbëtorët” merren me “si e gjeti PD” përgjimin, jo me provat që po prish Xhafaj!

Shqipëria

Paloka: “Shërbëtorët” merren me “si e gjeti PD” përgjimin, jo me provat që po prish Xhafaj!

Më: 16 maj 2018 Në ora: 10:01
Edi Paloka

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka sulmuar këtë të mërkurë ata që ai i quan “shërbëtorë” të qeverisë dhe PS-së, të cilët sipas tij merren me “çështje madhore” për mënyrën sesi PD “gjeti” përgjimin audio të vëllait të Ministrit të Brendshëm dhe jo me vetë Fatmir Xhafajn, i cili sipas opozitës tashmë ka nisur të shkatërrojë provat kundër të vëllait.

Paloka shton në rrjetin social se derisa Xhafaj do të qëndrojë ministër, është e sigurt se faktet dhe provat që e implikojnë atë dhe të vëllain do të shkatërrohen një nga një, e në fund në bankën e të akuzuarve të ulen vetë akuzuesit.

Narkoshteti i kapur ne flagrance. Padrone te zhgjyer dhe sherbetor te neveritshem.

Kapot e kapur , vete kane mbyllur gojen dhe jane fshehur por kane leshuar larot, sherbetoret e mirepaguar dhe keqperdorur.

E cilat jane “ceshtjet madhore” qe ngrene sherbetoret ?

Si e gjeti opozita pergjimin? A quhet prove pergjimi? Pse PD e nxorri tani pergjimin ?

Pati dhe nga ata te neveritshmit fare qe deklaruan se duhen denuar ata qe kane bere pergjimin...

Pra per keta, fakti qe vellai i ministrit te brendshem eshte i denuar me vendim te formes se prere per trafik droge , nuk perben asnje problem. Qe ky vellai nuk ka bere asnje dite nga denimi sepse e mbron vellai i tij minister edhe duke fallsifikuar ligjet, prape nuk eshte problem. Madje edhe qe vellai nen mbrojtjen e ministrit te brendshem vazhdon trafikun e droges, sot si kapo ne Vlore, nuk eshte problem.

Problemi eshte se si e gjeti PD pergjimin...

Nderkaq Fatmir Xhafaj vazhdon te qendroj minister dhe ka angazhuar gjithe strukturen per te shkatrruar provat dhe fshire sa te mundet nga faktet qe e implikojne direkt.

Policia e Xhafajt. Prokuroria e Rames . 

Mbetet qe ne banken e te akuzuarve mos ulet Xhafaj , as i vellai trafikant por deputetet e opozites qe denoncuan faktet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat