Denoncimi/ “Agron Xhafaj zbriti nga avioni në Romë, e morën me një mikrobus policie”

Shqipëria

Denoncimi/ “Agron Xhafaj zbriti nga avioni në Romë, e morën me një mikrobus policie”

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:47
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha që denoncoi i pari atë që e quajti operacion sekret të udhëtimit të Agron Xhafajt në Itali, deklaron se ai sapo ka mbërritur në Romë.

Referuar një denoncuesi dixhital, Berisha shkruan se Xhafaj ka mbërritur në Romë pak para orës 11:00 të paradites së sotme. Ai shton se vëllai i ministrit të Brendshëm shoqërohej nga dy oficerë të policisë shqiptare dhe u mor nga një mikrobus i policisë italiane.

Reagimi i tij:

Baroni i droges Agron Xhafa pritet ne aeroportin e Romes nga policia Italiane! sb

Pershendetje Dr, sapo mbrriten ne aeroportin e Romes me avionin e nisur ne ora 04:00 te mengjesit, Agron Xhafa i shoqeruar nga dy oficere te policise shqiptare me te zbritur ne aeroport e moren me nje mikrobuz te veçant police italiane!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat