Pas deklaratave para grupit parlamentar, Rama pret Xhafajn në Kryeministri

Shqipëria

Pas deklaratave para grupit parlamentar, Rama pret Xhafajn në Kryeministri

Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:57
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj

Pas mbledhjes së grupit të PS, ku Edi Rama e “bekoi” politikisht Fatmir Xhafajn për të vijuar detyrën, kryeministri zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshëm.

Kryeministri Edi Rama konfirmoi me bindje në detyrë Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u akuzua për 7 ditë me radhë nga opozita.

Sa për audio-përgjimin e publikuar, Rama tha se e kishte verifikuar në një agjenci të huaj autenticitetin e tij dhe i rezultoi që ka qenë një mashtrim.

Rama tha se qëllimi ishte destabilizimi i qeverisë dhe pengimi i negociatave.

Kryeministri kërcënoi se kush e ka organizuar, do të shkojë në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat