Goditet nga kamioni në shesh grumbullimin e minierës, vdes punëtorja

Shqipëria

Goditet nga kamioni në shesh grumbullimin e minierës, vdes punëtorja

Më: 16 maj 2018 Në ora: 15:16
Ilustrim

Një punonjëse e minierës së Bulqizës ka humbur jetën si pasojë e një goditje fatale nga një kamion i tonazhit të rëndë.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se: “Rreth orës 14.20, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në pjacalen (shesh grumbullimin e kromit ) në zonën D, të minierës në Bulqizë, gjatë punës shtetasja Sh.R, rreth 50 vjeçe, banuese në Bulqizë, (punëtore), paraprakisht dyshohet se është goditur nga një automjet i tonazhit të rëndë, ku për pasojë ka marrë dëmtime të rënda. Menjëherë është bërë transportimi për në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”.

Mësohet se 50-vjeçarja punonte si seleksionuese e mineralit të nxjerrë. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat