Audio-përgjimi: Deputetët e PD-së nuk shkojnë për të dëshmuar

Shqipëria

Audio-përgjimi: Deputetët e PD-së nuk shkojnë për të dëshmuar

Më: 17 maj 2018 Në ora: 10:49
Deputetët e PD-së

Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një ditë më parë fletë-thirrje për t’u paraqitur për të dëshmuar në Prokurori, deputetëve të PD-së Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, për audio-përgjimin e publikuar dy ditë më parë ku u tha se shfaqej vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj duke biseduar me një trafikant.

Mësohet se dy deputetët nuk do të paraqiten për të dëshmuar.

Kjo për shkak të seancës së Kuvendit, e cila nisi rreth orës 10:00.

Ndërkohë ata ishin ftuar të dëshmonin rreth orës 10:30.

Raportohet se ata i kanë kërkuar Prokurorisë një datë tjetër për dëshminë.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat