Balla në vend të Xhafajt? “Rri ti se nuk të ka ardhur koha”

Shqipëria

Balla në vend të Xhafajt? “Rri ti se nuk të ka ardhur koha”

Më: 17 maj 2018 Në ora: 11:25
Fatmir Xhafaj dhe Taulant Balla

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar sot në Kuvend me akuzat për Fatmir Xhafajn.

Ai tha se për 9 ditë me radhë, vëllezërit Xhafaj mbyllën gojën dhe më pas Agroni u nis me urgjencë për në Itali.

Sipas Bashës, policia e Fatmir Xhafajt po i bën presion familjes së dëshmitarit X dhe vetë atij.

Duket se kjo deklaratë e Bashës nuk i ka pëlqyer kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka ndërhyrë disa herë nga vendi.

Basha nuk ia ka lënë mangut batutën duke thënë se ai duhet të vazhdojë të thurë ëndrrat, duke iu referuar këtu zërave se Balla mund të zinte vendin e Xhafajt.

‘’Koha për tu shqetësuar ti s’ka ardhur akoma, ti thur ëndrra ndërkohë, shpërqëndrim nuk ka”, u shpreh Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat