Edi Rama kthehet i tensionuar nga Sofje, jep lajmin e keq për Shqipërinë, braktis konferencën

Shqipëria

Edi Rama kthehet i tensionuar nga Sofje, jep lajmin e keq për Shqipërinë, braktis konferencën

Më: 18 maj 2018 Në ora: 13:41
Edi Rama në Samitin e Sofjes

(E plotësohet) - Kryeministri Edi Rama e nisi në mënyrë të qetë konferencën e parë pas kthimit nga Samiti i Sofjes.

Por nuk ishte e thënë që të shkonte në këtë mënyrë.

Fillimisht ai pati momente tensioni me gazetarin e Top Channel, pasi ai e pyeti për dëshminë e Albert Veliut.

Rama e pyeti gazetarin nëse ai e beson këtë histori, kurse gazetari i tha se nuk është ai kryeministri i vendit.

Por tensionin më të madhe e pati konferenca kur mikrofonin e mori një gazetare e FaxNews.

I pyetur se përse duhet ta besojnë shqiptarët, në kohën kur të tjera gjëra ka thënë për Elvis Roshin dhe Saimir Tahirin dhe të tjera kanë rezultuar, Rama tha: “Se pse duhet të më besojnë shqiptarët mua, lëruani shqiptarëve se me shqiptarët merrem vesh vetë”.

Më pas gazetarja e pyeti se si ndjehet Rama kur sheh që dy ministrat e Brendshëm i ka nën akuzë për lidhje me drogën.

“Pyetni pronarin tuaj nëse mban përgjegjësi për vëllain e tij.

Ju merrni mikrofonin dhe bëni propagandë,” tha Rama, duke e akuzuar gazetaren se nuk po tregon respekt.

“Unë jam respektuese, nuk po bëj propagandë, është thjesht një pyetje. Pronari im nuk është ministër”.

“Hajde këtu dhe vazhdo konferencën e shtypit,” tha Rama, teksa mbylli konferencën.

“Xhafaj”, Rama këmbëngul: Sabotim i mirëfilltë i opozitës, ministri nuk largohet

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se materiali i përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm është i manipuluar dhe pse një ditë më parë, Albert Veliu doli publikisht duke thënë se gjithçka është folur në atë përgjim është e vërtetë.

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se materiali i përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm është i manipuluar dhe pse një ditë më parë, Albert Veliu doli publikisht duke thënë se gjithçka është folur në atë përgjim është e vërtetë.

Kryeministri nuk pranoi të tregonte agjencinë e specializuar që përmendi në mbledhjen e grupit për autenticitetin e përgjimit.

“Unë i jam drejtuar një agjencie të specializuar, adresën nuk mund tua jap, dhe ajo çfarë kam bërë ka qenë urgjente për mua. Nuk ka vlerën e një prove, provën duhet ta identifikojë dhe certifikojë cilado që të jetë ajo, Prokuroria, por për sa më takon jam shumë i qartë, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë, dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar dhe mundësisht hedhur në erë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë. Besoj që dita e djeshme duhet t’u ketë dhënë të gjithëve mundësinë të shihni përmes audio-video shpk-së të PD se në çfarë derexheje është katandisur PD, se çfarë mungese të plotë respekti ka PD për inteligjencën e shqiptarëve, dhe se pse ka pritur pikërisht këtë kohë për të bërë këtë gjë për diçka që e ka pasur në dorë më parë. Në një kuptim unë e falenderoi PD që e bëri shumë të lehtë demaskimin e kësaj maskarade me atë shfaqje që dha dje në skenën e teatrit të SHQUP-it.  Përgjigja ime është e qartë dhe e prerë ajo çfarë i është servirur publikut si material autentik është thjesht dhe vetëm manipulim i shëmtuar, pastaj detajet, si-të dhe pse-të e këtij manipulimi janë çështje të Prokurorisë”, tha Rama.

Rama konfirmoi sërish se Xhafaj do të qëndrojë në detyrën e ministrit, duke e quajtur gjithë situatën një sabotim të mirëfilltë të opozitës.

“Unë përgjigjen e kam marrë dhe ministri do vazhdojë në krye të detyrës që e bën me përgjegjshmëri me rezultate përditë e domethënëse. Nuk kam menduar kurrë që do më duhej ndonjëherë të nxirrja nga shqipja ime e pasur fjalën sabotim për opozitën e këtij vendi po ky është sabotim i mirëfilltë, jo vendimtar,  fatmirësisht po balta bën punën e saj, në mjegullën që ndodhet sot BE në raport me vetveten, e lëre më pastaj me Ballkanin ose me ne, balta bën punën e saj te njerëzit e zakonshëm. Nuk mendoj se do kthehemi prapa po do vazhdojmë para në kuptimin e procesit të integrimit”, tha Rama.

Edi Rama kthehet nga Sofje, jep lajmin e keq për Shqipërinë

Sapo ka mbërritur nga Sofja kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp ku informoi lidhur me rezultatet e zhvillimeve të samitit BE- Ballkani Perëndimor. Erërat e zgjerimit brenda BE, tha Rama, nuk ndihmojnë, por ai shprehet optimist.

“Nuk ishte samit për temën që na intereson në mënyrë të veçantë por tema ishte e pashmangshme dhe si rezultat i këmbënguljes tonë për të shfrytëzuar hapësirën në dispozicion në funksion të përpjekjes sonë diplomatike drejt fundqershorit. Patëm dy raste të rëndësishme, qoftë në mbledhjen e liderëve dhe drekën që pasoi, rasti i parë me agjendë formale, rasti i dytë dhe më i favorshëm, sepse ishte bisedë e lirë, dhe faktikisht gjithë pjesën e luanit në drekën e liderëve e mori kjo temë, që bëri dhe që të ishte një drekë e gjatë. Është e qartë dhe nuk është sekret, të shkonim në Sofje për ta mësuar, po jemi në një fazë ku agjendat nuk përkojnë plotësisht, madje përkojnë pak, agjenda jonë e objektivave të mëtejshëm të integrimit me agjendën brenda BE-së me objektivin e reformimit që është një agjendë në një situatë shumë kaotike pasi ka qëndrime të ndryshme dhe ka pak qartësi se si do të shkohet në rrugën e reformimit të BE, nëse do të shkohet në këto rrugë, pasi dihet që proceset brenda BE janë të komplikuara për faktin se 28 shtete duhet të bien dakord për çdo gjë që thuhet e bëhet. BE është në kulmin e një debati të brendshëm po nga ana tjetër dëshiroj të them se ishte një mundësi e mirë që e shfrytëzuam maksimalisht dhe vazhdoj të mbetem optimist”, tha Rama.

Ai tha se jemi në fazë të dialogut intensiv me nivelet më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat