“Bomba” e Artan Hoxhës, zbulon sa do të rrijë pas hekurave Agron Xhafaj

Shqipëria

“Bomba” e Artan Hoxhës, zbulon sa do të rrijë pas hekurave Agron Xhafaj

Më: 18 maj 2018 Në ora: 21:43
Artan Hoxha

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me hetimin që ka ndërmarrë Prokuroria ndaj akuzave të ngritura nga opozita për Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Është gazetari Artan Hoxha i cili theksoi se edhe pas dorëzimit të tij pranë autoriteteve italiane, Agron Xhafaj nuk pritet që të bëjë burg, pavarësisht dënimit të tij në 2012 për trafik droge.

Kjo pas sipas gazetarit Hoxha, nuk do të ishte çudi nëse vëllai i ministrit do të paguante gjobën dhe nuk do të qëndronte më shumë se 27 ditë në burg.

“Hetimi do të kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi do dy kallëzimet janë bashkuar në një. Deri tani është marrë dëshmia e Agron Xhafës, ka dhënë dhe një kampion për zërin në audio.

Agron Xhafaj kur ka shkuar në Prokurori  ka dhënë deklarimet e tij në lidhje me audiopërgjimin.

Ka bërë vetëm 33 ditë burg, dhe ngelen 27 ditë të tjera për tu shlyer. Por në Itali duke parë se shumë emigrant, për dënimet 4 vite dhe poshtë ndjekin politika penale dhe në vlera monetare, ose në punë të detyrueshme.

Sipas një informacioni, nuk është çudi që të hyj në burg vetëm 27 ditë, dhe mund të ketë dhe një gjobë, por burg është shumë vështirë që të bëj.” tha Hoxha i ftuar në emisionin “Kjo javë”, në RTSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat