Ironia e Berishës: Xhafaj ka filluar të vuajë nga halucinacionet

Shqipëria

Ironia e Berishës: Xhafaj ka filluar të vuajë nga halucinacionet

Më: 19 maj 2018 Në ora: 09:50
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka thënë se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vuan nga halucinacionet, duke ironizuar me një deklaratë të këtij të fundit.

Berisha ka reaguar përmes nje postimi në Facebook pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj që e quajti “Dëshmitarin X” (Albert Veliu personi që pranoi se ka folur me Agron Xhafajn për trafik droge) si “Dëshmitarin dixhital” duke ironizuar me “Qytetarin dixhital” të Berishës.

“Dëshmitari Albert Veliu i ka kallur datën Xhafës së drogës! Kështu, sot i pyetur nga gazetarët për dëshminë nukleare të Albert Veliut për trafiqet e vëlla Geron-Agron Xhafës, ai u përgjigj se Alberti është virtual, pra fantazmë dhe jo real. Kjo dëshmon se Fatzu vuan tani nga halucinacione dhe se dëshmia e Albert Velisë është shndërruar në një fantazmë që nuk po i ndahet për asnjë sekondë. Xhafa i droges dhe kryekumbar Rama janë ne grahmat e fundit, t’i flakim sa me parë!” – shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat