Berisha: Rama ka dështuar në hapjen e negociatave

Shqipëria

Berisha: Rama ka dështuar në hapjen e negociatave

Nga: A.M. Më: 19 maj 2018 Në ora: 17:21
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dështuar për të bindur Bashkimin Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Për me tepër, ai ka përmendur vizitën e tij në Gjermani, Francë dhe në samitin e Sofjes.

Postimi i plotë:

Deshton me sukses te plote ofensiva e sharmit e piktorit deshtak!

Te dashur miq, piktori deshtak ndermori keto dy muajt e fundit te ashtuquajturen ofensive te sharmit per te bindur vendet skeptike te BE per hapjen e negociatave me Shqiperine. Kete ofensive ai e hapi me viziten e tij ne Berlin, ne te cilen, per shkak te qendrimeve te tij staliniste mori si “sukses” bojkotin e paprecedent te darkes se shtruar ne China Club prej tij nga grupi politik parlamentar me i fuqishem ne Bundestag dhe ne Europe, grupi parlamentar i CDU/CSU.

Ky deshtim total u shoqerua me nje rumor dhe zhurme mediatike negative ne te gjitha vendet, kancelarite dhe mediat e Europes. Ne ofensiven e tij te sharmit, Rama u perseriti qendrimin e tij stalinist ndaj delegacionit parlamentar te Mbreterise se Hollandes, te cilet, mosbesues njelloj si koleget e tyre gjermane ndaj raportit te Komisionit Europian, kishin ardhur per te vertetuar, verifikuar, pare vete zhvillimet ne vendet para se Mbreteria e Hollandes te votoje per Shqiperine.

Deputetet hollandeze pas takimit prej tre oresh me Ramen dhe takimeve te zgjatura me Bushatin, u sulmuan egersisht nga Rama dhe Ruçi etj, vetem se nuk ata nuk besuan genjeshtrat e tyre. Ne fillim te javes qe shkoi, Rama, pas anullimit te dy vizitave ne Shqiperi te autoriteteve me te larta franceze, u prit nga Presidenti Macron. Ne fakt, nga Parisi u kthye me kepuce te kuqe!

Mediat e informuara gjermane njoftuan se Rama mori nje jo te qarte ne Elize. Kjo jo se Franca, nje vend mik, nuk deshiron te ndihmoje shqiptaret por para se gjithash sepse kete vit Shqiperia renditet e para ne Europe dhe ne bote per numrin e azilkerkuesve ne France, dhe natyrisht per funksionimin e shtetit ligjor.

Pa u thare ende boja e “Jo”-se se fundit, pra te Parisit, Rama mori nje goditje fatale ne samitin e Sofjes, nga i cili u largua para kohe me bisht nder shale dhe kepuce te kuqe, duke i kujtuar keshtu zonjes se zeze Nexhmije largimin e burrit te saj dhe te atiti shpirteror te Edvinit nga Samiti i Bukureshtit! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat