Kreshnik Spahiu: Ambrozia ‘gaboi’ rëndë, ç’duhet të kishte bërë me Edi Ramën

Shqipëria

Kreshnik Spahiu: Ambrozia ‘gaboi’ rëndë, ç’duhet të kishte bërë me Edi Ramën

Më: 19 maj 2018 Në ora: 21:22
Kreshnik Spahiu dhe Ambrozia Meta

Gazetarja  Ambrozia Meta bëri dje kryeministrin Edi Rama që të mbyllte para kohe konferencën dhe të largohej.

E gjitha me një pyetje: A nuk ka në PS individë që nuk janë të lidhur me krimin dhe me drogën për të marrë postin e ministrit të Brendshëm?

Jehona e pyetjes së saj vijon edhe sot, teksa në një reagim Kreshnik Spahiu thotë se Ambrozia ‘’gaboi” rëndë. Sigurisht që nuk ka asnjë gabim profesional, po sipas tij pijanecit Rama, i duhet lënë që ta thyejë vetë kokën.

‘’Ambrozia ‘gaboi’ rëndë: Pjanecit dhe psikopatit mos i kthe fjalë. Hapi rrugën se do thyej qafën vetë….”, shkruan Spahiu duke shtuar se Rama dje u shfaq shumë i rënduar.

Për Ambrozian ka pasur sot një reagim në mediat ndërkombëtare, ku përmendej fakti se një gazetare e re kishte bërë kryeministrin e vendit që të braktiste para kohe konferencën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat