I zhdukur që dje, rinisin kërkimet për të riun që ra tek “Shpella e Pëllumbasit”

Shqipëria

I zhdukur që dje, rinisin kërkimet për të riun që ra tek “Shpella e Pëllumbasit”

Më: 20 maj 2018 Në ora: 09:24
Shpella e Pëllumbasit

Kanë rinisur kërkimet për të riun që humbi një ditë më parë në “Shpellën e Pëllumbasit” në kryeqytet.

I riu Xhorxho Seferi, besohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit në kanion. 20 vjeçari përfundoi në kanion rreth orës 12:15 minuta të mesditës së të shtunës, bashkë me 21 vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor prej andej pa pasoja për jetën.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për gjetjen e të riut. Në pamjet e publikuara nga operacioni i shpëtimit, duket edhe terreni i vështirë ku ranë dy të rinjtë.

21-vjeçari u nxorr nga gryka e kanionit, dhe fatmirësisht ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore. Nga rrëzimi ka pësuar dëmtime të lehta, dhe menjëherë është dërguar për kontroll në spital.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar).

Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat