Policia vijon aksionin për parandalimin e aksidenteve, disa persona në pranga

Shqipëria

Policia vijon aksionin për parandalimin e aksidenteve, disa persona në pranga

Më: 20 maj 2018 Në ora: 11:03
Policia

Mbrëmjen e të shtunës, disa shtetas janë arrestuar dhe të tjerëve iu pezullua leja e drejtimit, pasi kishin konsumuar alkool tej normave të lejuara.

Policia bën me dije se 27-vjeçari me inicialet D.H., dhe 36-vjeçari K.D., janë shoqëruar nga policia, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur, konkretisht 0.53 mg/l dhe 0.81 mg/l.

Policia Rrugore përsërit edhe njëherë thirrjen për personat që frekuentojnë jetën e natës, që të përdorin transportin publik në fundjava, për të shmangur drejtimin e mjetit të gjendje të dehur, dhe rrezikun e aksidenteve të mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat