Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë për prokurorët Gina

Shqipëria

Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë për prokurorët Gina

Më: 21 maj 2018 Në ora: 11:18
Prokuroria e përgjithshme

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompentencën për hetimet ndaj çiftit të prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi. Këta të fundit akuzohen për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Organi i akuzës ka çuar çështjet për gjykim në organin e akuzës në Fier. Kjo pasi çifti pretendon se hetimi po bëhet për hakmarrje personale, duke pretenduar se Anita Jella, kryeprokurore e Durrësit është shoqe e kryeprokurores Arta Marku.

Më 14 maj kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku i pezulloi nga detyra Ginën dhe Gashin deri në përfundim të hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat