Tërmetet shkundin Shqipërinë, sizmiologu: Do ketë të tjerë në vijim, si duhet të reagoni

Shqipëria

Tërmetet shkundin Shqipërinë, sizmiologu: Do ketë të tjerë në vijim, si duhet të reagoni

Më: 21 maj 2018 Në ora: 19:37
Sizmiologu, Rrapo Ormeni, shprehet se lëkundjet 5-6 ballë janë normale pasi vendi ynë ndodhet në një zonë me aktivitet sizmik të lartë.

Tërmetet e ditëve të fundit që u ndjenë në jug të vendit, shkaktuan jo pak panik tek banorët e Vlorës, Himarës, Gjirokastrës dhe Tepelenës.

Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave të pyetur nga Ora News thonë se nuk ka vend për alarm.

Sizmiologu, Rrapo Ormeni, shprehet se lëkundjet 5-6 ballë janë normale pasi vendi ynë ndodhet në një zonë me aktivitet sizmik të lartë.

“Shqipëria këto tërmete i ka normale. Gjatë vitit bien disa tërmete të tilla në zona të ndryshme të vendit, janë tërmete të cilat ndihen fort, janë të frikshëm, por në përgjithësi nuk shkaktojnë dëme. Dëmet e tërmeteve fillojnë me magnituda më të larta, kryesisht tek magnituda 5 ose itensiteti me epiqendër 7”, tha ai.

Tërmeti i 19 majit, është pasuar nga 30 lëkundje, të cilat sipas Ormenit do të pasohen edhe nga të tjera në ditët e ardhshme.

“Do të ketë lëkundje që vazhdojnë disa ditë. Sipas madhësisë së goditjes kryesore kur është e këtij rangu vazhdojnë disa ditë, kur është e madhe vazhdojnë me muaj dhe kur është shumë e madhe vazhdojnë me vite derisa në vatrën e tërmetit të vendoset gjendja e ekuilibrit, të çlirohet e gjithë energjia”, theksoi Ormeni.

Por si duhet të veprojmë kur ndodhin tërmete? Rrapo Ormeni ndan disa këshilla.

Gjithmonë duhet të ruhet qetësia, të vendosesh nën një objekt më të fortë, një tavolinë. E shikon që kaloi goditja kryesore, nuk ka më, e mira është të dalësh jashtë”, përfundon sizmiologu.

Në jug të vendit tërmeti i dytë 6 ballë, shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale ku 9 shtëpi janë kthyer në të pabanueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat