Berat, 4 të arrestuar për shpërndarje heroine

Shqipëria

Berat, 4 të arrestuar për shpërndarje heroine

Më: 22 maj 2018 Në ora: 10:40
Heroina

4 persona ranë në pranga në Berat, gjatë operacionit policor “Çelepiasi”.

Të rinjtë nga Kuçova dhe Berati shpërndanin heroinë dhe prej një muaji ishin nën vëzhgimin e policisë, duke u kapur më pas në flagrancë.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre u gjetën 17 doza heroinë me peshë 3.5 gramë, fara hashashi dhe një armë gjahu e vjedhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat