IMSI Chacher, pushohen hetimet për ish-drejtorin e Policisë

Shqipëria

IMSI Chacher, pushohen hetimet për ish-drejtorin e Policisë

Më: 22 maj 2018 Në ora: 17:02
Haki Çako

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e prokurorisë, për pushimin e hetimeve për pajisjen e dyshuar përgjuese IMSI Catcher.

Gjykata, në 4 prill, nuk pranoi që hetimet të zgjateshin sërish, por pushimi i çështjes është i përkohshëm, pasi autoritetet shqiptare janë në pritje të një letër-porosie nga Italia.

Letër-porosia e dytë në Italia nga autoritetet shqiptare ishte nisur në datë 13 nëntor të vitit të kaluar, por ende nuk ka ardhur asnjë përgjigje. Në hetim për këtë çështje ishin ish-drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe specialistët Artjon Duka dhe Ention Xhelilaj.

Debati për pajisjen përgjuese nisi në 2016, ndërsa kulmoi me ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar me kërkesë të opozitës, e cila akuzonte ish-ministrin Tahiri dhe drejtuesit e policisë së shtetit.

Nga ana e gjykatës pati një pezullim të përkohshëm nga detyra të ish drejtorit të përgjithshëm Haki Çako, vendim që u shfuqizuan nga gjykata e Apelit. Nga pala italiane u deklarua asokohe se pajisja është përdorur për trajnim, ndërkohë që opozita akuzoi se është përdorur në burgje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat