Kryemadhi, thirrje për pjesëmarrje në protestë: S’ka Zot që e shpëton Ramën!

Shqipëria

Kryemadhi, thirrje për pjesëmarrje në protestë: S’ka Zot që e shpëton Ramën!

Më: 22 maj 2018 Në ora: 17:18
Monika Kryemadhi zhvilloi ditën e sotme një takim me kryetarët e LSI-së

Monika Kryemadhi zhvilloi ditën e sotme një takim me kryetarët e LSI-së në rrethe, nga ku i bëri thirrje popullit të bashkohet në protestën e opozitës ditën e shtunë.

“Ditën e shtunë në orën 11:00 do të protestojmë ndaj kësaj qeverie Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që mendojnë se kjo qeveri po varfëron vendin, që të bashkohen në protestën e së shtunës, intelektualëve, të rinjve që besojnë te një Shqipëri e denjë. Opozita nuk e largon Shqipërinë nga Europa. Por Edi Rama nuk do që kjo gjë të ndodhi”, tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI tha se nuk do të ketë asnjë kompromis me një qeveri të zhytur në trafik dhe korrupsion, siç e quajti ajo.

“Ju e dini se si Edi Rama arriti të fitojë zgjedhjet. Në çdo vend të botës, çdo Kryeministër do të ishte dorëhequr me skandalet e njëpasnjëshme që i kanë ndodhur Edi Ramës”, tha kryetarja e LSI.

Kryemadhi theksoi se Edi Rama nuk është Zot as i drejtësisë dhe as i Shqiptarëve. “E shtuna është dita jonë për t’i treguar Edi Ramës, që asgjë nuk e ndal më popullin nga revolta e tij. Edi Rama nuk është Zot as i drejtësisë dhe as i Shqiptarëve. Nëse Rama do të vazhdojë të kërcënojë shqiptarët me bandat e drogës, fundi i tij do të jetë e shpejt dhe i tmerrshëm. I bëj thirrje të gjithë votuesve të LSI, të ngrihemi dhe ta rrëzojmë Edi Ramën. Nuk ka as njeri dhe as zot që mbron Edi Ramën”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat