Rama i dashuruar me vargjet e poetit erotik që përmendi sot. Ja kush është ai

Shqipëria

Rama i dashuruar me vargjet e poetit erotik që përmendi sot. Ja kush është ai

Më: 22 maj 2018 Në ora: 19:22
Edi Rama

Në reagimin e sotëm ndaj videos së publikuar nga gazetari Jetmir Olldashi për trafikun e drogës, kryeministri Edi Rama ka cituar edhe një varg nga një poet që ndoshta jo të gjithë e njohin, por që shquhet për poezitë e tij tepër thumbuese, në formë bejteje dhe me sfond të spikatur erotik.

“Se këtu në vendin tim edhe kungulli ka kuptim!”, vjershëronte i madhi Këthe Spiri. Sinqerisht pyes veten këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqupatarët e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një bllof kaq skandaloz si ky i këtij ditziut Babale me këtë gazetarin Jetmir?”, shkruan Rama në Facebook.

Por kush është Kiço Spiri?

Kiço Spiri, K.TH. Spiri apo Këthja, siç e quanin, ka qenë një poet popullor nga Zagoria. Emri, vjershat dhe humori i tij brilant qarkullojnë edhe sot në qarkun e Girokastrës dhe më gjerë. Kiço Spiri të kujton gjithmonë heronjtë botërorë të humorit, Don Kishotin  apo Shvejkun: me atë sinqeritet, me atë naivitet, me atë natyrë të drejtëpërdrejtë, me atë sindromë marrëzie, me atë shejtanbudallallëk, me dallimin se ndryeshe nga spanjolli i marrë apo idioti i lindur çek, K.TH. Spiri, si poet që është, e di se është paksa i mangët, ndaj dhe herë pas here, pas ndonjë korroqyqeje, qesëndis veten:  K.Th. Spiri, K.Th. Spiri,/Ishte pak eksiq fakiri…
Poezia , aforizmat e humorit, dhe perlat erotike të K.Th. Spirit nuk u shkruan kurrë nga ai. Ato qarkulluan dhe qarkullojnë ende brez më brez dhe gojë më gojë. Duhet falenderuar dashamirësi dhe njohësi i “veprës” së zagoritit të zgjuar, Baku Kushi, i cili, me ato që ka mbajtur mend vetë, me ato që ka mbledhur lartë e poshtë nga krijimtaria e Spirit, e lëshuar në efir, por edhe me ato që ka rikrijuar e rindërtuar vetë mbi bazën e njohjes së stilit të Kiço Spirit, ka nxjerrë librin “Thipi, Thipi të thërras…”. Me siguri që jashtë këtij vëllimi kanë ngelur edhe gurë të tjerë të çmuar që nuk do lënë t’i mbulojë pluhuri i harresës, pasi janë pasuri me vlera të mëdha të thesarit popullor. Sidoqoftë  libri “Thipi, Thipi të thërras…” i Baku Kushit mbetet një homazh nderi për “poetin e dytë të Zagorisë”, siç e quante veten Kiço Spiri.
Më poshtë po botojmë disa pjesë të poezive erotike të nxjerra nga libri, pasi ai ka edhe poezi të tjera me karakter social-politik po aq të bukura sa këto që po paraqesim:
O Ksanthipi se ç’më trete
 
O Ksanthipi se ç’më trete
Me ato që ke mbi vete
Dhe ato që ke nën vete!
Si pjergull të varen rrushtë,
E ke shtegun shumë të ngushtë,
Kur të shoh ty, o Ksanthipi,
Seç më ngrefet edhe rripi.
Mos më merr për ndonjë horr,
Se të flas me metaforë…
Ndonëse të varfër jemi
 
Ndonëse të varfër jemi,
Një pëllëmbë pallosh e kemi,
Shyqyr na ka parë allahu
Dhe na e bëri sa krahu
Pra sado në varfëri
“morali” ngritur na rri,
Shkëmb graniti, strall e gur,
Edhe vrimën hap në mur!…
Gjarpër do të bëhem…
 
Pse s’më flet moj firaune,
Jam dhe unë i asaj pune,
Pse s’më fton, moj, te krevati,
Jam dhe unë i atij zanati!
Gjarpër do të bëhem,
Të futem nën dhé,
Ta fërkoj me duar
Atje ku e ke!…
Moj e prishura nga koka
 
Moj e prishura nga koka,
Nga se është shtuar bota?
Duke mbajtur fantazinë,
edhe nxirë vajzërinë
Në do të përparosh,
Me djem të bashkëpunosh,
Gjënë e vlefshme ta dhurosh,
Do plakesh, gjë s’do të fitosh…
Moj faqebutë
 
Moj Lutë,
Moj faqebutë,
Të hëngsha në supë,
Të pifsha në kupë!
Ç’e do Masarin,
Zuzarin, gomarin.
Po merr Beharin,
Manarin,
Që lufton e bje theror,
Jo për lakror,
Por për “arbëror”!
A s’i thonë” y”-së ”i”!?…
 
Komunistin më të mirë
Seç e zunë duke qyrë
-Kiço Spiri na çudite,
Vjershërimin kaq e dite?
Jo, jo nuk se kaq e pata,
Po s’ma lejon edukata…
Gjirokastër, or zotni,
A s’i thonë” y”-së ”i”!?…
Si poet ndizem kollaj
 
Nuk kam faj, nuk kam faj,
Si poet ndizem kollaj,
Po dhe unë kam për ta vënë,
Atë shkrepsen, domethënë…
Dy cica si luleshtrydhe
 
Flokët epleksura rrica-rrica,
Seç të bjenë përmbi cica,
Rrubullake si dy pica.
Në mes tyre dy thitha,
Që më vrafshin po s’i thitha,
Lanet i bëfsha të gjitha!
Dy cica si luleshtrudhe,
Harram, Kiço, po s’i shtrydhe!
U plake dhe dorë s’hoqe
 
K.TH. Spiri ç’u përpoqe,
U plake dhe dorë s’hoqe,
Të mbeti dora në koqe.
-Dorën koqeve s’e heq,
Që të prishet syri i keq!…
Andon Zako qe me fat
 
Andon Zako qe me fat,
Se të xhironin paratë,
Me paratë edhe gratë.
I zgjidhje si ta kish ënda,
Si nga jashtë dhe nga brenda.
I zgjidhje si ta kish hije,
Se s’kishe Komitet Partie
Anton Zako, ç’të të themi,
Fatin tonë s’e ka as qeni!…
Stili
 
K.Th Spiri bash poet
Ç’tha për stilin kur u pyet?
Rroçkodan o rroçkodan,
Rroçka rroçkës nuk i ngjan.
Njëra ngulet thellë e thellë,
Tjetra s’ka farë për të mbjellë.
Një e tretë vjen rreth e rreth,
As të rruan e as të qeth.
E katra nuk pushon,
as të qy, as të lëshon.
Një e pestë të kërkon qokën,
Një e gjashtë të qy kokën.
Tjetra fryhet, lart e mban,
Thua ti do bëjë hatanë.
Sokëllin me hi-hi-hi,
Mbarset, mali polli mi.
Po shumica s’kanë të sharë,
U pikon maja ar.
Maja e penës, domethënë,
Se atye e kemi lënë.
U pikon si floriri,
Midis tyre:  K.TH. Spiri
Do të pi të bëhem thumb!
 
Do të pi të bëhem thumb!
Ama mendjen mos ta humb,
Se dua t’i kthej xhevap,
Shoqes Bule që po llap,
Gjasme ky që kam në shalë,
Në pension më paska dalë…
Po të keqen të m’i marrë
Se e kam bilbil gjyzar,
Se e kam bilbil me vesë,
Këndon darkë e mengjes.
Prandaj sus ti kokëtule,
Ti që e ke emrin Bule
Dhe në mendje mirë ngule,
Ti dhe gjithë sorollupi,
(Për dijeni edhe Çajupi)
Se kjo pallë gjer te supi,
Ua bën grave rrupi-supi!…
Vadit e shijo të ritë
 
Dëgjo, moj e bekuar,
Dëgjo ç’të them dhe unë,
Jam shkrimtar dhe di më shumë,
Njeri i aftë me kulturë:
Lezeti për atë punë,
Është kur shijon më shumë,
Ka ndryshim burri me burrë
Ndaj mos lë lulen pa vadit,
Vadit e shijo të ritë…
Skica e vetëvetes
 
K.TH. Spiri, K.TH. Spiri,
Ndër poetët më i miri.
Lojti botën nga fiqiri,
Ishte pak eksiq fakiri.
Andon Zako fli i qetë,
Se  vendin ta zura vetë

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat