Adoleshentja shtatzënë tenton t’i japë fund jetës

Shqipëria

Adoleshentja shtatzënë tenton t’i japë fund jetës

Më: 22 maj 2018 Në ora: 21:08
Shqipëri

Në kushtet e depresionit, një 18-vjeçare shtatzënë ka tentuar ti japë fund jetës, duke pirë një sasi klori.

Ngjarja, fatmirësisht pa pasoja për jetën, ka ndodhur në Rrogozhinë.

“Më datë 21.05.2018, në lagjen nr. 1 Rrogozhinë, në banesë, në gjendje depresioni ka konsumuar një sasi klori shtetasja K.T, 18-vjeç, (shtatzënë).

Për pasojë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vlerësim”, bën me dije policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat