4 orë në shesh për largimin e Xhafës, veprimi i fundit i opozitës

Shqipëria

4 orë në shesh për largimin e Xhafës, veprimi i fundit i opozitës

Më: 25 maj 2018 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Nesër në orën 11:00 nis protesta e opozitës kundër qeverisë së Edi Ramës dhe do të përfundojë në orën 15:00.

Kështu thuhet në kërkesën që opozita i ka drejtuar Policisë së Tiranës për leje.

Ndryshe nga herët e tjera kjo protestë do të jetë një lloj marshimi nga sheshi “Skënderbej” deri para kryeministrisë.

Opozita kërkon largimin e ministrit të Brendshëm Xhafaj dhe të Ramës, pasi e akuzojnë si të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Por sipas mazhorancës nuk mund të kërkosh rrëzimin e qeverisë nga një audiopërgjim ku thuhet se bëhet fjalë për zërin e vëllait të ministrit të Brendshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat