Pas rreth dy orësh, ka përfunduar edhe protesta e opozitës, që pavarësisht tentative sporadike, mund të thuhet se u mbyll në mënyrë të qetë e paqësore.
Por Partia Demokratike ka publikuar një fotografi të një efektivi të Policisë të pajisur me pistoletë gjatë protestës së opozitës.
“Gjate protestes, policia ka qene e pajisur me arme zjarri, gje qe eshte e ndaluar me ligj. Policia ne rresht te pare”,thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.
Mijëra qytetarë protestuan sot ku kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Për rreth 2 orë qytetarët protestuan fillimisht te Kryeministria dhe më pas te Ministria e Brendshme.
Nga protesta e opozitës kanë mbetur të plagosur edhe 11 efektivë të Policisë.
Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu ka shkuar në Spitalin Ushtarak për t’i vizituar.