Qytetarët e Tiranës që mbushin ujë në Dajt të kenë shumë kujdes!

Shqipëria

Qytetarët e Tiranës që mbushin ujë në Dajt të kenë shumë kujdes!

Më: 29 maj 2018 Në ora: 19:38
Tiranë

Paguaj që ta kesh!

Policia e Tiranës në bashkëpunim me UKT-në ka nisur një aksion për kontrollin e automjeteve, saktësisht furgonëve.

Këto foto janë bërë në zonën e Shkozës në kryeqytet dhe synimi i këtij aksioni është zbulimi i furgonëve të mbushur me ujë të pijshëm në burimet që ndodhen në zonëm e Dajtit.

Gazeta Shqiptare kontaktoi me Policinë e Tiranës, e cila konfirmoi se grupe të ndryshe të policisë së bashku me specialistë të UKT- së janë shpërndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Policia e kryeqytetit thotë se po ndalohet vjedhja e ujit të pijshëm. Po ashtu nga Bashkia e Tiranës thanë për Gazetën Shqiptare se  marrja në burim e ujit dhe shitja nuk lejohet.

Nga ana tjetër dhe UKT konfirmoi nisjen e aksionit në disa zona, aty ku ka burime uji, por nuk saktësuan se si verifikohet që uji është për shitje apo përdorim familjar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat