Panik pas takimit të Ramës me qytetarët, gardisti bie nga 2 metra lartësi

Shqipëria

Panik pas takimit të Ramës me qytetarët, gardisti bie nga 2 metra lartësi

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 18:50
Edi Rama

Një incident ka ndodhur pak minuta pas mbarimit të takimit të kryeministrit Edi Rama me qytetarët sot në Belsh.

Një punonjës i gardës është rrëzuar aksidentalisht duke pësuar lëndime.

Punonjësi i gardës ra nga një lartësi rreth 2 metër në afërsi të podiumit. 

Të pranishmit kanë dëgjuar një zhurmë të fortë, teksa më pas kanë parë efektivin përtokë. Ai u transportua me urgjencë në qendrën shëndetësore në Belsh por nuk dihen ende detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

“BalkanWeb” sjell momentet e para pas ngjarjes, ndërsa vihet re kaos e shqetësim tek të pranishmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat