Të sëmurët me dializë, tashmë baza material pranë spitaleve rajonale

Shqipëria

Të sëmurët me dializë, tashmë baza material pranë spitaleve rajonale

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 14:20
ilustrim

Ankesat e qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes kanë shërbyer edhe për të ndërmarrë nisma të ndryshme nga institucionet zyrtare.

Ankesa e një qytetari nga Vlora në shqiperiaqeduam.al, ka bërë të mundur që ti hapet rrugë mundësisë që çdo pacient që trajtohet me dializën peritonale, ta marrë bazën materiale në spitalet pranë vendbanimit.

Për trajtimin me dializë në kushtet e shtëpisë, qytetarit nga Vlora i duhej të vinte çdo muaj në QSUT për të marrë bazën materiale.

Ankesa e tij në platformë është shqyrtuar  brenda pak ditësh dhe tashmë të gjithë pacientët që trajtohen me dializë në kushtet e shtëpisë, do ta marrin bazën materiale në spitalet ku ata jetojnë.

Në platformën e bashkëqeverisjes janë mbi 840 raste për Ministrinë e Shëndetësisë dhe 588 raste i përkasin sektorit të shëndetësisë ndërsa 90% e tyre kanë marrë zgjidhje./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat