Deputetët austriakë ‘shuplakë’ Ramës: Jemi të shqetësuar për skandali Xhafaj

Shqipëria

Deputetët austriakë ‘shuplakë’ Ramës: Jemi të shqetësuar për skandali Xhafaj

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 12:42
Fatmir Xhafaj

Në një deklaratë me kreun e PD-së Lulzim Basha, Reinhold Lopatka Kryetar i Komisionit të Çështjeve Europiane dhe Nënkryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin austriak është shprehur se janë të shqetësuar për ‘skandalin Xhafaj’.

Pas një takimi me kreun e PD-së, Lopatka dhe Michael Hammer bënë edhe një deklaratë të përbashkët.

Ne e kemi mbështetur gjithmonë Shqipërinë dhe jemi në rrugën e marrjes së presidencës së KE dhe jemi por hapjes së negociatave për Shqipërinë në muajin qershor.

Ky është një qëndrim i ndarë nga të gjitha partitë ën parlamentit austriak dhe në e mbështesim këtë qëndrim të qeverisë dhe kancelarit Kurz.

Ne sot kishim mundësinë të shkëmbenim mendime dhe me kënaqësi vërejtën se negociatat mbështeste nga të dyja anët.

Kryetari Basha e konfirmoi këtë mbështetje të opozitës për hapjen e negociatave siç bëri edhe nënkryetarja e Parlamentit Vasilika Hysi.

Por gjithashtu dua të shtoj se ne jemi të shqetësuar përsa i përket rastit të Ministrit të Brendshëm Xhafaj. Në rastin Xhafaj duhet trajtuar në mënyrë të besueshme që të mbështetet rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian’, tha në deklaratën e tij, Reinhold Lopatka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat