Çfarë i bashkon kreun e Gjykatës Kushtetuese me Saimir Tahirin, kanë të njëjtin…

Shqipëria

Çfarë i bashkon kreun e Gjykatës Kushtetuese me Saimir Tahirin, kanë të njëjtin…

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 13:36
Bashkim Dedja

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja që pritet të njihet me vendimin e KPK, nëse e kalon apo jo testin e vettingut, përfaqësohet në proces nga i njëjti avokat që mbron edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, në hetim për lidhjet me Habilajt.

Maks Haxhia është avokati që i ka besuar mbrojtjen e tij përballë provimit të vështirë të vettingut, kreu i Kushtetueses.

Sot, u zhvillua seanca e pare ne KPK ku vete gjyqtari Dedja nuk ishte i pranishem, por perfaqesohej nga avokati Maks Haxhia, i cili deklaroi në seancën e sotme se “ILDKPKI ka thene se deklarimet e Dedjes jane te sakta, s’ka fshehur pasurine, s’ka deklarim te rreme ka burime te ligjshme. Vellezerit e Bashkimit kane punuar ne te zeze prej vitesh ne Greqi e vende te tjera dhe te ardhurat e tyre s’jane te deklaruara”.

Haxhia është avokati që i besoi mbrojtjen edhe Tahiri, me të cilin arriti të fitonte betejën në Apel, duke siguruar heqjen e masës së sigurisë, “arrest shtëpie”, caktuar në shkallën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat