Lamtumira e fundit e vrasësit së 19-vjeçares, vetëm për nënën e tij: Zemër e ëmbël me dashuri...

Shqipëria

Lamtumira e fundit e vrasësit së 19-vjeçares, vetëm për nënën e tij: Zemër e ëmbël me dashuri...

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 08:48
Xhafer Mata, 31-vjeçari që vrau dje në Tiranë, vajzën që dashuronte dhe veten e tij

I zhgënjyer nga dashuria, pasi kishte braktisur fëmijën e tij foshnje dhe gruan me të cilën pak kohë kishte martuar, Xhafer Mata, 31-vjeçari që vrau dje  në Tiranë, vajzën që dashuronte dhe veten e tij, duket se e derdhte në vargje dëshpërimin e tij.

Vargjet nuk mungojnë në profilin e tij në Facebook, për atë që e zhgënjeu...dhe në fund e vrau.  Por, më të fundit, lamtumirën e jetës ia dha asaj me vargje vetëm asaj që ai e ndiente që nuk e kishte braktisur dhe s'do ta braktiste në asnjë rrethanë: nënës. Një ditë para krimit, Xhafer Mata i drejtoi nënës vargjet e lamtumirës dhe e quan "Zemër e ëmbël me dashuri":

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

e kush tjeter mund te jete veq ti

nene fjale me te embel ska bota

nene e para fjale qe belbezon foshnja

ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta

Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

qe mbjell veq paqe e dashuri

je ti o nena ime je ti

Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron

Aroma e lekures tende eshte magji

e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend

ndonese me thinja ne koke

ti gjithmone ndihesh femije

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti

nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje

parajse e shpirtit per qdo femije

ti per ne thurr endrra

tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikimeParajse e jetes je ti

nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje 

e ndjen veq ti

ndjenja kurre ste genjejne

para se te ndodh ekeqe e mire

zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat