'Kampion në fushë, kampion jashtë saj !' Erion Veliaj tregon takimin e fundit me Fadil Vokrrin

Shqipëria

'Kampion në fushë, kampion jashtë saj !' Erion Veliaj tregon takimin e fundit me Fadil Vokrrin

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 16:29
Erion Veliaj- Fadil Vokrri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet lidhur me vdekjen e parakohshme të Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. 

Vokrri u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, pas një sulmi në zemër në moshën 57 vjeçare. 

“Para pak javësh në Prishtinë pata fatin t’i shtrëngoja dorën për herë të fundit legjendës kosovare të futbollit Fadil Vokrri! Nuk gjeti paqe pa e fut Kosovën në UEFA & FIFA gjer sa ia doli me sukses! Kampion në fushë, kampion jashtë saj – faleminderit për kujtimet kampion”, thekson Veliaj në mesazhin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat