Punimet në autostradën Tiranë – Durrës, Vasili: Qeveria e çmendur, tani që filloi plazhi

Shqipëria

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës, Vasili: Qeveria e çmendur, tani që filloi plazhi

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 19:37
Petrit Vasili

Në lidhje me punimet që do të nisin ditën e hënë në autostradën Tiranë – Durrës, reagoi edhe kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.

Ai shkruan se qeveria është çmendur, pasi riparon rrugët kur fillon sezoni turistik.

Sipas Vasilit këto punime duheshin bërë në kohën kur kishte më pak lëvizje, pa filluar sezoni i plazhit, por qeveria e paaftë nuk di çfarë bën.

“Qeveria e cmendur riparon rruget tamam kur fillon sezoni turistik. Qeveri me te cmendur nga kjo nuk gjen gjekundi. Nga njera ane hap sezonin turistik ane e mbane Shqiperise dhe na trashi koken duke thene kemi marre te gjitha masat per sezonin turistik.

Nga ana tjeter tani qe sezoni ka filluar fillon e riparon rruget, jua nxin jeten qytetareve dhe i krijon probleme bisnesit turistik.

Nxjerrin edhe urdher qe te kufizojne qarkullimin e mjeteve te renda per shkak te trafikut te renduar nga turizmi. Po kaq muaj kur kishin kohe plot,kush jua mbajti doren qe t’i riparonin rruget edhe kur ngarkesa e levizjeve dhe numri i qytetareve ishte me i paket?

Tani e gjeten keta, pikerisht ne kulmin e kevizjes se njerezve, qe t’i riparojne rruget. Jane te paafte dhe kaq”, shkruan Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat