Mos u nisni sot drejt plazhit, koha nuk do jetë në favorin tuaj!

Shqipëria

Mos u nisni sot drejt plazhit, koha nuk do jetë në favorin tuaj!

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Edhe gjatë ditës së sotme moti në Shqipëri mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pas mesditës kur sërish vranësirat fuqizohen duke sjellë rrebeshe afatshkurtra në zonat malore.

Shira të izoluar në zonat e ulëta, ndërsa bregdeti Qendror dhe Jugor paraqiten kryesisht pa shira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 2-3°C gjatë mëngjesit ndërsa mesdita sjell një rritje të vlerave termike duke ngjitur maksimumin mbi 32°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det vijon dallgëzim 2-3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat