“Krimi i pasionit”, si u përplas familja e autorit me policinë

Shqipëria

“Krimi i pasionit”, si u përplas familja e autorit me policinë

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 12:27
Ai është kallëzuar një herë nga Xhuljeta Çuni, më 7 maj, për përndjekje

Babai, vëllai dhe nëna e autorit Xhafer Mata, kanë pasur një përplasje të dhunshme me dy efektivë të Policisë së Shtetit.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2012, por që bëri bujë të madhe mediatike në zonën e “Don Boskos”.

Çlirim Mata, Taip Mata dhe Sejfie Mata po lëviznin me një motor, kur një postbllok i Policisë Rrugore u bëri shenjë që të ndalonin. Çlirimi, i cili po drejtonte mjetin, jo vetëm që nuk ndaloi, por shtoi me tej shpejtësinë duke tentuar të largohej nga vendngjarja. Ata janë ndjekur nga një patrullë e Policisë deri në afërsi të banesës së tyre në “Don Bosko”, ku më pas janë përleshur me ata.

Nga përleshja, u lënduan dy efektivët dhe u dëmtua mjeti i Policisë. Përplasja përfundoi me arrestimin e të treve, shkruan "Panorama".

Mirëpo, babai i Xhafer Matës, Taip Mata, ka pretenduar gjithnjë se ka qenë Policia ajo që ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Ai, madje, e ka ndjekur çështjen deri në Gjykatën e Lartë, duke ngritur padi ndaj Policisë së Shtetit. Ndërsa Xhafer Mata rezulton pa precedentë të mëparshëm penalë.

Ai është kallëzuar një herë nga Xhuljeta Çuni, më 7 maj, për përndjekje, por Prokuroria e Tiranës nuk i nisi hetimet, pasi materiali i referuar nga Policia ishte i paplotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat