Për kë skuadër bëjnë tifo politikanët shqiptarë?!

Shqipëria

Për kë skuadër bëjnë tifo politikanët shqiptarë?!

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 19:08
Ilustrim

Të jesh politikan jo domosdoshmërisht duhet të kësh pasion për këtë profesion, por kur bëhet fjalë për futbollin, të gjithë politikanët e tregojnë se është një nga pasionet e tyre dhe kur debati në arenën e parlamentit vijon, të gjithë presin kampionatin botëror që nis në Rusi më 14 qershor.

 Njerëzit e politikës, nuk i ndan vetëm bindja, por edhe skuadra, ashtu siç edhe mund ti bashkojë.

Politikanët shqiptarë vijojnë të jenë tifozë me Gjermaninë, Brazilin, Italinë dhe Holandën, edhe pse dy skuadrat e fundit janë jashtë këtij botërori.

Aldo Bumçi: Për Gjermaninë, zakonisht Gjermaninë mbështës.

Spartak Braho: Jam me Gjermaninë.

Viktor Tusha: Për Gjermaninë.  

Ulsi Manja: Unë për vete jam tifoz i Brazilit.

Kejdi Mehmetaj: Do bëja me shumë dëshirë për Shqipërinë, por meqë nuk është me skuadrën time të vjetër Gjermaninë.

Florion Mima: Nuk e kam ekipin e zemrës. Jam me Brazilin këtë radhë.

Klajda Gjosha: Me Anglinë

Dashamir Shehi: Me anglezët

Mimi Kodheli: Me skuadrën kombëtare, por meqë nuk e kemi skuadrën kombëtare, gjithmonë me gjermanët.

Një ndër to që nuk do ta ndjekë me emocione të forta këtë botëror është edhe kryetarja e LSI, e cila është me Holandën.

Monika Kryemadhi: Unë jam tifoze me Holadën, fatkeqësisht nuk është pjesëtare. Kështu që do të jem thjesht një spektatore.

Ky botëror do të mbetet edhe jashtë interesit të kreut të PD, Lulzim Basha që është gjithashtu me Holandën, por edhe  jashtë vëmendjes së kryeministrit Edi Rama që është me Italinë që nuk është kualifikuar në Rusi 2018.

Mes deputetëve ka nga ata që nuk u jep emocion ky sport, por që do ta ndjekin me familjen apo miqtë e tyre.

Floida Kërpaci: Tifoze siç janë të gjithë, jo se kam ndonjë simpati të vecantë.

Milva Ekonomi: Unë në përgjthësi shoh sportin, nuk është se kam ndonjë skuadër.

Besnik Bare: Me skuadrat më të mira.

Por çfarë mendimi kanë politikanët nëse ky eveniment sportiv do të largojë vëmendjen debati politik apo jo.

Viktor Tusha: Shpresoj se do të shtensionojë pak

Edmond Haxhinasto: Nuk e mendoj.

Klajda Gjosha: Asnjëherë, çështjet e brendshme vijnë të parat!

Aldo Bumçi: Nuk është se kampionati botëror shpëton qeverinë.

Një gjë është e sigurt deri në nisjen e ndeshjes së parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite deputetët do të jenë ta angazhuar në çështjet e ditës dhe në akuzat mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat