Deklarata e nënkryetarit te CDU-së/ Ironizon ish-ministri: Na e dha në lule t’ballit, edhe ky do dalë armik

Shqipëria

Deklarata e nënkryetarit te CDU-së/ Ironizon ish-ministri: Na e dha në lule t’ballit, edhe ky do dalë armik

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 17:41
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani,

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka cilësuar një deklaratë në fortë atë të bërë sot nga nënkryetari i CDU, Johan David Wadephul, në intervistën dhënë Desada Metajt, i cili tha se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht.

Sipas Manjanit kjo deklaratë ishte një mesazh i qartë për Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare.

Ndërkohë Manjani shton me ironi se tani pritet që edhe nënkryetarin e CDU-së, mazhoranca ta shpallë armik dhe të blerë nga opozita.

Ja postimi i Manjanit në Facebook:

Deklaratë e fortë dhe në lule t’ballit, është kjo e nënkryetarit të grupit të CDU Johan David Ëadephul, në intervistën dhënë Desada Metajt!

Në shqip kjo deklaratë përkthehet:

Të puth halla (Merkel) n’dy faqet!

Besoj edhe ky do dalë armik dhe i blerë nga Opozita!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat