Koço Kokëdhima: Votat të numërohen nga një administratë apartiake

Shqipëria

Koço Kokëdhima: Votat të numërohen nga një administratë apartiake

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 20:58
Koço Kokëdhima

Kryetari i partisë "Zgjidhja", Koço Kokëdhima i ftuar në studion e lajmeve të Ora News shpalosi kërkesat e saj për zgjedhjet.

Sipas tij, kryetarët e komisioneve zgjedhore nuk duhet të jenë as të PD dhe as të PS dhe votat duhet të numërohen nga administratë apartiake.

Kokëdhima: Ne duam zgjedhje të lira dhe të barabarta, duam zgjedhje ku komisionerët, kryetarët e komisioneve zgjedhore dhe sekretarët e komisioneve zgjedhore të mos jenë as të PD as të PS. Ne duam zgjedhje ku votat mos i numërojnë dy partitë e vjetra, që kanë bërë gjithë këto krime elektorale dhe shtetërore, por ti numërojë një administratë apartiake. Nëse duhet të ketë komisioner partish, atëhere kryetari dhe sekretari duhet t'i përkasim jo partive, ndërsa çdo parti që merr pjesë në zgjedhje duhet të ketë një komisioner. Ne duam që kutitë e votimit të mos transportohen, por të numërohen në qendrat e votimit. Dëshirojmë që numërimi elektronik dhe identifikimi i votuesve të jetë biometrik. Ashtu sic duam që diaspora jonë të votojë në konsulatat dhe ambasadat tonë në vendet e rezidencës. Ky është kapitulli i parë i kërkesave tona për reformën zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat