Rishpërndahet numri i punonjësve në administratë

Shqipëria

Rishpërndahet numri i punonjësve në administratë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 20:59
Ministria e Financave

Këshilli i Ministrave miratoi sot një rishpërndarje të numrit të punonjësve organikë të administratës qendrore. Në total, numri i punonjësve të institucioneve qendrore mbetet i njëjtë për vitin 2018.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, në dikasterin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural numri i punonjësve pakësohet me 50 veta, nga ku 5 i përkasin aparatit të ministrisë, ndërsa 45 punonjësit e tjerë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, duke e ulur numrin e përgjithshëm të institucionit në 1947 veta.

Pesë nga këto vende do t’i shkojnë Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit, duke e çuar numrin e punonjësve për këtë institucion në 28 veta.

Ndërkohë, pjesa tjetër prej 45 vendesh i shtohen Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Pas këtij ndryshimi, numri i përgjithshëm i punonjësve organikë në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit arrin në 1080 veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat