Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

Shqipëria

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojë moti i kthjellët dhe me temperatura të larta.

Më poshtë keni parashikimin e motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Reshjet

Gjatë ditës së sotme mund të ketë reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare në qarqet Dibër, Lezhë dhe Elbasan.

Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më e mundshme në pjesët kodrinore-malore të qarqeve gjatë pasditeve.

Temperaturat

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 27 °C

në vendet e ulëta: 19 / 29 °C

në vendet malore: 14 / 28 °C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat