Kotzias: Nuk iki me pushime pa zgjidhur problemet me Shqipërinë

Shqipëria

Kotzias: Nuk iki me pushime pa zgjidhur problemet me Shqipërinë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 13:45
Nikos Kotzias

Vetëm një ditë pasi zgjidhën me Shkupin mosmarrëveshjen 27 vjeçare për emrin, Greqia duket e vendosur për tu dhënë zgjidhje edhe çështjeve të mbartura me Shqipërinë. Ministri i Jashtem grek, Nikos  Kotzias, ishte i prerë kur tha se nuk ikën në pushime pa i zgjidhur këto çështje.

Kotzias: Se shpejti zgjidhim problemet me Shqiperine. Ndodhemi ne procesin e zgjidhjes se problemeve qe rezultojne qe prej 70 vjetesh. Nuk shkoj me pushime pa i zgjidhur.

Deklaratat Kotzias i beri pas takimit me homologun e tij rus Sergei Lavrov ne Moske.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat