Qindra pelegrinë kalojnë natën në Kishën e Laçit - Bota Sot
Qindra pelegrinë kalojnë natën në Kishën e Laçit

Shqipëria

E martë, 20 nëntor 2018

Qindra pelegrinë kalojnë natën në Kishën e Laçit

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 15:34
Pamje nga video

Qindra besimtarë dhe jo vetëm e kaluan natën në Kishën e Shna Nout dhe rrethinat e saj në Laç. Pjesëmarrja masive bëri që kolona e automjeteve të zgjatej disa kilometra.

Shumë prej pelegrinëve fjetën te Kisha në sheshin kryesor, në shkallë, apo në rrugët hyrëse pranë saj.

Pjesëmarrja ka qenë e pazakontë dhe ishte e vështirë të lëvizje, të hyje apo të dilje nga kisha, atje ku qytetare të të gjitha besimeve luten për të gjetur shpresën në pelegrinazhin e përvitshëm. Pelegrinë, shumë prej të cilëve e kryejnë çdo vit ritualin, thonë se nuk mbajnë mend kaq shumë njerëz.

Ritualet kanë vazhduar edhe gjatë së mërkurës, një ditë pas së martës së 13-të dhe të fundit ne Kishën kushtuar Shën Antonit të Padovas, i njohur si Shna Nou.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test