Rama: S’ka kamp për refugjatë

Shqipëria

Rama: S’ka kamp për refugjatë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 17:27
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mohuar kategorikisht pretendimet për ngritjen e një kampi refugjatesh ne Shqipëri. Ne një intervistë për media, Rama shprehet se “këto pretendime janë thjesht një fantazi”.

“Pra është thjeshtë një fantazi. Ndërkohë sa i përket një kampi refugjatësh në funksion të Bashkimit Evropian këtu në Shqipëri dhe kjo është një fantazi. Unë as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të artikuluar dhe as nuk e kam menduar ndonjëherë se mund të ndodhë, ndërkohë që Shqipëria ka qenë dhe mbetet gjithmonë e një bindjeje që vendet e Bashkimit Evropian nuk mund të ja hedhin topi njëri-tjetrit dhe ta lënë barrën e detyrimeve morale që ka Evropa ndaj njerëzve që ikin nga vendet e tyre për shkak të kërcënimit të jetës.”

Kryeministri u shpreh se nuk ka patur asnjë propozim për të ngritjen e një kapmi refugjatesh ne vendin tone. Ai madje e cilëson qesharak dhe të pavend mbledhjen e të gjithë ish luftëtareve të ISIS ne ketë qendër.

“Ne nuk kemi pasur asnjë propozim për të bërë diçka të tillë dhe as nuk e kemi konsideruar një mundësi të tillë. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë bashkë me tjerët dhe të marrim pjesën që na takon, por nuk jemi të gatshëm që të bëjmë atë që të tjerët nuk duan ta bëjnë, duke qenë shumë më të pasur, duke qenë shumë më të fuqishëm se ne.”

Rama ka folur edhe për çështje të tjera të rëndësishme, si Islamofobia, për të cilën është shprehur se është një mallkim i kësaj kohe të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat