Emigrantët që po qëndrojnë në Shqipëri: Do hapim restorant, këtu ka vetëm pizza e byrek!

Shqipëria

Emigrantët që po qëndrojnë në Shqipëri: Do hapim restorant, këtu ka vetëm pizza e byrek!

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 18:33
Ilustrim

Rreth 150 persona janë strehuar në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Azilkërkuesve në Babrru dhe shumë prej tyre nuk kanë ndërmend të ikin nga Shqipëria, përkundrazi...

Në një intervistë për News24, shumë prej tyre duan të qëndrojnë në Shqipëri, e madje të hapin dhe restorante e biznese të tyret në vend.

"1 vit kemi këtu. Këtu nuk ka racizëm dhe janë miqësorë ndryshe nga kampet greke. Kur të marr dokumentet dua të hap kuzhinë, ku të gatuaj kebab, pasi në Shqipëri ka vetëm pica e byrekë”-tha njëri nga emigrantët.

Shumë nga azilkërkuesit nga ana tjetër qëndrojnë dhe më tutje largohen fshehurazi drejt rrugës së tyre për të shkuar në vendet perëndimore evropiane.

Kujtojmë këtu se debati i ditëve të fundit është fokusuar në mundësinë e hapjes apo jo të një qendre strehimi për emigrantët e paligjshëm. Kryeministri Edi Rama është shprehur se në Shqipëri nuk do të hapet asnjë qendër për aziltantët, e aq më tepër për ish terroristët e ISIS, një pretendim ky i cili ka qarkulluar në media e sidomos në artikulimin politik të opozitës.

Nga ana tjetër po këtë të mërkurë, gazeta gjermane Der Spiegel, duke ju referuar burimeve e medias austriake, ka shkruar se Kancelari Austriak ka hedhur në tavolinën e bisedimeve sekrete mundësinë e hapjes së disa qendrave të strehimit jashtë kufinjve të shteteve të BE-së, duke shtuar më tutje se Shqipëria është njëri ndër vendet që shihet potencialisht si një ndër shtetet ku do të kryehet një praktikë e tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat