Nuk ndalen tërmetet në Shqipëri, për fat jo shumë të fuqishëm.
Vetëm 13 minuta pas mesnate, rajoni i Dibrës është goditur nga një tërmet.
Lajmin e ka bërë publik IGJEUM.
Sipas të dhënave, tërmeti ka pasur fuqi 3.1 ballë dhe ka rënë në Miresh, 5 km në jugperëndim të Dibrës në thellësinë 6 km.