Meta: Harmonia ndërfetare të udhëheqë shoqërinë tonë

Shqipëria

Meta: Harmonia ndërfetare të udhëheqë shoqërinë tonë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 08:13
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar festën e Bajramit të Madh, me mesazhin që kjo festë të na gjejë më tolerant dhe solidar.

Kreu i shtetit shton se mirëkuptimi, pranimi i tjetrit, harmonia e mrekullueshme ndërfetare dhe dashuria njerëzore, uron të udhëheqin shoqërinë tonë për më shumë zhvillim e begati.

 “Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë, në këtë prag feste të madhe e gëzimi për ju dhe familjet tuaja, pas një muaji të shenjtë agjërimi, plot sakrifica e mundim, përkushtim e respekt ndaj besimit në Zot, ju shpreh urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta: Gëzuar Festën e Bajramit të Madh! Dita e shenjtë në kalendarin Islam, uroj të na gjejë më të paqtuar, më tolerantë e më solidarë mes nesh!”, shprehet Presidenti në urimin e tij.

Në këtë linjë thotë se Bajrami i Madh është dita kur besimtarët myslimanë shfaqin vlerat dhe virtytet më të mira të besimit Islam por edhe të traditës së shqiptarëve, respektin e përkushtimin ndaj familjes, pranimin e të tjerëve, dhembshurinë e përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë, të pamundurve, të sëmurëve, jetimëve, të braktisurve dhe të moshuarve, duke iu gjendur pranë plot mirësi e bujari!

“Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë kudo ndodheni:

Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje!

Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe kombin shqiptar”, përmbyll urimin e tij Presidenti Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat